Trafik heroine nga Shqipëria në Itali dhe grup mafioz, mes 27 të arrestuarve 6 shqiptarë

Gati 10 vite pas ekzekutimit të operacionit, Antimafia Italiane ka rilëshuar urdhërin e arrestimit ndaj 27 personave, 6 prej të cilëve shqiptarë të akuzuar për trafik heroine nga Shqipëria në Itali.

Ndaj disa prej tyre rëndon dhe akuza e bashkëpunimit e aktivitetit kriminal mafioz.

Departamenti i Antimafias Italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm 27 urdhër arrestime ndaj 21 shtetasve italianë e 6 shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e organizim mafioz.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetarja e Ora News informon se ky akt ekzekutues është kryer pas vendimit përfundimtar marrë nga Gjykata e Lartë e Leçes për të hedhur poshtë pretendimet ankimuese të personave nën akuzë.

Hetimi i Antimafias së Leçes i përket operacionit të koduar "Federico II" i nisur në gusht të 2012 e që vuri nën hetim 41 persona.

Autoritetet italiane mundën të zbardhin aktivitetit kriminal të dy organizatave në bashkëpunim me njëra tjetrit; ajo e tipit mafioz që merrej me trafikun e drogës, kërcënim e zhvatje dhe grupi italo-shqiptarë që trafikonte heroinë nga Shqipëria.

Trafik heroine nga Shqipëria në Itali dhe grup mafioz, mes 27 të


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET