Mafia shqiptare ka në zotërim territore të narkotrafikut në Romë, emrat e 2 vëllezërve shqiptarë

Mafia shqiptare zotëron territore të caktuara në kryeqytetin italian e në provincën përreth.

Qëllimi i saj është bashkëjetesë paqësore me grupet kriminale autokontone për të depërtuar në ekonominë e sipërmarrjen romane.

E kanë dokumentuar këtë fakt disa operacione të kryera viteve të fundit nga Antimafia Italiane, Guardia di Finanza e Andidroga.

Në hetimet më të  që kanë shkatërruar aferat e narkotrafikut roman, janë shfaqur emra të një niveli të lartë kriminal të mafias shqiptare.

E dëshmoi dhe operacioni i pak ditë më parë i cili vuri nën masë ndalimi 7 persona e zbardhi se vëllezërit shqiptarë Artur Ndreka e Mark Ndreka drejtonin këtë grup trafikantësh.

Arrestimi i tyre i krye më 21 nëntor 2022 gjatë operacionit që çoi në shkatërrimin e aktivitetit narko-kriminal me veprim në jug të Romës e me bazë në komunat Acilia e Vitinia.

Artur Ndreka në dosjen hetimore të antidrogës italiane konsiderohet me një profil të lartë kriminal, në lidhje me tre mafiozë shqiptarë, ndër më të rrezikshmit në aktivitetin e narkotrafikut roman e në bashkëpunim me mafiet autoktone italiane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Hetimet italiane kanë identifikuar se Artur e Mark Ndreka ishin në aferë bashkëpunimi kriminal me Arben Zogun, Petrit Bardhin e Dorian Petokun.

Artur Ndreka që në përgjimet e antidrogës dokumentohet se thirrej me nofkën "Kapo", falë lidhjeve kriminale me emrat e mësipërm kishte aftësinë të menaxhonte e të transportonte sasi të mëdha kokaine e hashashi.

Mafia shqiptare ka në zotërim territore të narkotrafikut në

Në analizën hetimore të ndjekur nga prokurori Carlo Villani, theksohet se "Artur Ndreka kishte arritur një status të lartë ekonomik e kriminal" raporton Ora News.

Mafia shqiptare në Romë, menaxhon trafikun e kokainës, hashashit, marijuanës, kontrollon zona, lagje, lokale nga më të frekuentura nga jeta e natës, por dhe vret e paguan killera për të hequr qafe rivalitetin.

"Mafia shqiptare, shkruan raporti i fundit i Antimafias italiane, në mënyrë të heshtur ka zënë rrënjë në Romë, duke pushtuar territore e zona të lëna bosh në kontrollin e trafikut të drogës e duke përfituar nga riorganizimi territorial i tregjeve të drogës pas vrasjes më gusht të 2019 të kapo ultrasit lacial Fabrizio Pischitelli e kufizimit të veprimit nga eksponentë të klanit Spada.

Analiza investigative ka zbardhur dinamikat brenda kriminalitetit shqiptar në Romë e që ekspertët e antimafias italiane e quajnë mafia shqiptare.

"Me kohë, shkruan raporti, Mafia shqiptare në Romë ka fituar një autonomi të plotë nga grupet autoktone në aferat e narkotrafikut. Falë afërsisë gjeografike, ofron në tregje lëndë narkotike me cmime konkuruese duke i importuar nga Shqipëria e me një fuqi negociuese sa i bën ata të barabartë në marrëdhëniet me organizatat e tjera kriminale më të strukturura e më të njohura në territor" mëson Ora News.

Falë aftësive të tyre për të krijuar aleanca, mafias shqiptare në Romë ka nën kontroll territore në zonat

Primavalle, Ponte Milvio, Monte Mario e San Basilio, të cilat janë dhe bastionet kryesore të aktivitetit të tyre kriminal që lulëzon falë lidhjeve me grupet kriminale të bashkëkombasit e tyre që i furnizojnë nga Hollanda, Gjermania, Belgjika, Austria, Spanja.

Janë dokumentuar lidhjet bashkëpunuese të mafias shqiptare jo vetëm me mafien romane por dhe me familje mafioze ndranghetiste e kamorriste me veprim e kontroll në Romë e Lacio.

Për veçantitë e saj unike, rajoni i Lazios, e Roma janë ndër territoret më të ekspozuara nga risku mafioz. Ky territor karakterizohet jo vetëm nga kontrolli i grupet autoktone por dhe nga një galaktikë kriminale që bashkon organizata të ndryshme kriminale, individë e mafie si Camora, Ndrangheta, Cosa Nostra, mafia shqiptare, nigeriane e kineze, me një bashkëjetesë paqësore në dukje pasi kanë si objektiv depërtimin progresiv në strukturën e ekonomisë e asaj të sipërmarrjes. Veçanërisht qyteti i Romës u shërben atyre për të ricikluar fitimet nga aktivitetet me origjinë kriminale.

Dhe hetimi i fundit i kapjes së vëllezërve Artur e Mark Ndreku zbardh të njëjtën metodologji operative bazuar në trafik droge, aftësi konkuruese e bashkëpunuese e kontroll territori.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET