Tjetër aksident, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat ndarëse të trafikut

Tjetër aksident, urbani i Kamzës hipën mbi bordurat ndarëse

Duket se urbanët e Tiranës i ka kapur një “mallkim” pasi janë duke u përfshirë në shumë aksidentet kohët e fundit.

Një i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme ku urbani i Kamzës ka dalë nga rruga dhe ka hipur mbi bordura ndarëse të trafikut.

Kujtojmë se para pak ditësh një tjetër urban i linjës së Institutit mori flakë në ecje, por fatmirësisht pasagjerët arritën të dalin në kohë pa lëndime.

Urbanët e Tiranës janë përfshirë në shumë aksidente, ku më i rrezikshmi ishte ai pranë parkut Rinua, ku një urban green mori disa makina para dhe la 10 persona të lënduar.

Përballë kësaj situate vetëm bashkia e Tiranës duket se është në gjumë.

EMISIONET