Autobusi aksidentohet te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 16:51

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiranës.
Bëhet fjalë për linjën e Unazës, ndërsa nga aksidenti raportohet se udhëtarët janë dëmtuar nga impakti.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për plagosje të rënda.

