Tetori Rozë/ Farmacistët shqiptarë në mision për parandalimin e k*ncerit të gjirit

Farmacistët janë bërë bashkë për të kontribuar në zbulimin në një kohë sa më të shpejtë të kancerit të gjirit. Në tetorin rozë ata theksuan nevojën e ndërgjegjësimit për të shmangur rastet e rënda.

Urdhri i Farmacistëve I është bashkuar nismës tetori rozë duke realizuar një projekt inovativ për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Zbatimi ka nisur fillimisht në 15 farmaci, tre në Tiranë dhe 12 në rrethe, dhe më pas do të shtrihet edhe në Itali.

Drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve theksojnë se roli I tyre nuk duhet të jetë vetëm këshillues.

Projekti do të vijojë edhe në Itali, ku sipas kirurgut Prof.Oreste Buonomo, është një nismë me vizion të ri që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar.

Mjekja Anila Godo tha se deri pak vite më parë një projekt i tillë dukej i pamundur. Sipas saj, diagnostikimi i hershëm rrit deri në 90% shanset e shërimit.

Eksperti i shëndetit publik Alban Ylli solli në vëmendje se rastet e reja janë në rritje, çka e bën ndërgjegjësimin edhe më të domosdoshëm.

Ky projekt synon t’u ofrojë grave kujdes më të personalizuar dhe të ulë shifrat e prekjes nga kanceri i gjirit në Shqipëri.

EMISIONET