Tentuan të çonin drogë në Mal të Zi, arrestohen 3 persona në Malësinë e Madhe

Tentuan të çonin drogë në Mal të Zi, arrestohen 3

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi.

Policia e Shkodrës njofton finalizimin e operacionit “Grizhë”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndersa jane vene në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistet për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Hani i Hotit, me qëllim trafikimin e saj, drejt Malit të Zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grizhë”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik - Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar  automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);

J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);

E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim", njofton Policia e Shkodrës.

mali i zi kanabis droge policia e shkodrës

EMISIONET