Tentoi të vrasë me thikë 33-vjeçarin pas konfliktit, pranga të riut në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Operacioni policor i koduar “Bulevardi”çoi në pranga shtetasin Qamil Hasa, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 2 gusht të vitit 2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Qamil Hasa dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin Olsi Dervishi, 33 vjeç, banues në Elbasan.    

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vrasë me thikë 33-vjeçarin pas konfliktit,
Shoqërimi i Qamil Hasës në Policinë e Elbasanit

arrestim elbasan

EMISIONET