Tapë në timon dhe aksidentoi 67-vjeçaren, arrestohet 43-vjeçari në Korçë

Tapë në timon dhe aksidentoi 67-vjeçaren, arrestohet

Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar shtetasin me inicialet G.M., 43 vjeç, pasi ky i fundit, ditën e djeshme ka aksidentuar shtetasen K.R., 67 vjeçe duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë Korçë

Kujtojmë se për fat të mirë, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 43 vjeç, banues në fshatin Rov, Maliq, pasi në lagjen nr. 3, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren K. R., 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 43-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET