Talo Çela nxjer policinë duarbosh

Policia ka dalë duarbosh nga operacioni i radhës i kryer në Elbasan e Belsh për kapjen e Talo Çelës dhe disa personave të tjerë të kërkuar në këtë qark. Kontrollet që nisën pasditen e të hënës (25 korrik 2022) janë mbyllur me sekuestrimin e dhjetëra makinave luksoze por pa arrestimin e personave të shumëkërkuar.

Efektivët e repartit RENEA, të cilët janë shoqëruar dhe nga strukturat e policisë kriminale u rikthyen sërish për aksion e kontrolle në Elbasan mbrëmjen e të hënës (25 korrik 2022).

Dhjetëra kontrolle janë kryer në biznese, automjete dhe banesa, ku kishte dyshime për elementë kriminalë. Kontrolli ka nisur në orët e pasdites, duke vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar 13 makina luksoze të markave të ndryshme.

Automjetet po mbahen të bllokuara në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ndërsa pritet që të verifikohet secila prej tyre mbi bazën e dokumentacionit dhe pronësisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fokusi i policisë kriminale dhe RENEA-s, ka qënë dhe kontrolli i personave të targetuar me precedent penalë, që lëvizin në qytetin e Elbasanit, të Cërrikut, Belshit dhe Peqinit. Jo zyrtarisht policia thotë se objektiv i aksionit ka qenë kapja e Talo Ccelës, personazh i shumëkërkuar i cili i ka shpëtuar disa operacioneve radhazi.

Dhjetëra persona janë kontrolluar me qëllim kapjen e sendeve të paligjshme por asnjëri prej tyre nuk rezultoi të kishte armë. Kontrolle janë kryer edhe tek banesat e disa prej kontigjentëve kriminale, duke mos mundur të gjejnë sende të paligjshme.

Në këtë operacion, kanë marrë pjesë 3 grupe të repartit RENEA, të shoqëruar me dhjetëra efektivë të policisë së Elbasanit ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në Belsh.

Elbasani është një nga qarqet më problematike për kriminalitetin në vend, për shkak të grupeve që kalojnë aty por edhe të vrasjeve të pazbardhura që kanë ndodhur në qytet vitet e fundit.

Pas dëshmisë së dhënë nga i penduari Nuredin Dumani i cili pas arrestimit më 30 mars të këtij viti zbardhi një serish krimesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, policia ka kryer të paktën tri kontrolle për kapjen e Talo Çelës por të gjitha kanë dështuar pavarësisht angazhimit të efektivave nga Tirana.

Talo Çela nxjer policinë duarbosh
Talo Çela

EMISIONET