RENEA “bllokon” rrugët në Elbasan, Peqin, Cërrik e Belsh. Sekuestrohen 13 makina luksoze (Foto)

RENEA “bllokon” rrugët në Elbasan, Peqin, Cërrik e

Efektivë të repartit RENEA, të cilët janë shoqëruar dhe nga strukturat e policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë Elbasan, kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në biznese, automjete dhe banesa, ku kishte të dhëna se qëndronin elementë kriminalë.

Kontrolli ka nisur në orët e pasdites së djeshme, (25 korrik 2022) duke vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar plot 13 makina luksoze të llojeve të ndryshme. Asnjë nga makinat e bllokuara, mësohet nga “Ora News” nuk ka qënë e blinduar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Automjetet që prej mbrëmjes së djeshme rezultojnë të bllokuara në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ndërsa pritet që të verifikohet secila prej tyre mbi bazën e dokumentacionit dhe pronësisë.

RENEA “bllokon” rrugët në Elbasan, Peqin, Cërrik e

Por fokusi i policisë kriminale dhe RENEA-s, ka qënë dhe kontrolli i personave të targetuar me precedent penalë, që lëvizin në qytetin e Elbasanit, të Cërrikut, Belshit dhe Peqinit.

Dhjetëra persona janë kontrolluar me qëllim kapjen e sendeve të paligjshme por asnjëri prej tyre nuk rezultoi të kishte armë. Kontrolle janë kryer edhe tek banesat e disa prej kontigjentëve kriminale, duke mos mundur të gjejnë sende të paligjshme.

Në total në këtë operacion, kanë marrë pjesë 3 grupe të repartit special RENEA, ndërsa ata janë shoqëruar me dhjetëra efektivë të policisë së Elbasanit.

Drejtoria e këtij Qarku, pas Tiranës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, duke mbuluar një territor që shtrihen në 7 komisariate.

Elbasani është një nga qytetet më të kriminalizuara në vend, ndaj kontrolle të tilla të shoqëruar me praninë e RENEA-s, synojnë të mbajnë në kontroll situatën e rendit dhe elementët që janë të selektuar nga policia si eksponentë kriminalë.

RENEA “bllokon” rrugët në Elbasan, Peqin, Cërrik e

EMISIONET