Vrasjet në vend, reagon Meta: Autorët të ndalohen sa më parë, të merren masa të menjëhershme

Vrasjet në vend, reagon Meta: Autorët të ndalohen sa më
Ilir Meta

Lidhur me vrasjet e ditëve të fundit të ndodhura në vend, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese.

Meta bën thirrje që autorët e këtyre krimeve të ndalohet dhe këto ngjarje të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.

Meta: Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.

 

EMISIONET