Atentati në Elbasan/ Everest Çaka u ekzekutua me silenciator në sy të gruas, ishte kthyer nga Gjermania

Një aksident u improvizua për të tëhequr vëmendjen para se 41 vjeçari Everest Çaka të ekzekutohej në makinë.

Vrasja mbrëmjen e 11 majit në Elbasan sipas hetimeve u krye sipas një skeme të mirëorganizuar dhe vrasësi dyshohet se ishte profesionist.

Silvana Çaka, bashkëshortja e viktimës ka zbuluar në polici si ia ekzekutuan burrin para syve.

"Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Vrasësi erdhi dhe qëlloi nga xhami i hapur i anës së shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. Aty kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë."

Ishte kthyer nga Gjermania

Everest Çaka i njohur edhe me emrin Ibrahim, kishte një muaj që ishte rikthyer në qytet nga Gjermania. Dyshohet se për një kohë të gjatë ka qenë në ndjekje derisa autorët ndërtuan skemën për ta vrarë pranë banesës së prindërve të bashkëshortes!

Ekzekutori përdori një armë me silenciator dhe qëlloi me breshëri. 12 plumba sipas burimeve ka marrë në trup 41 vjecar dhe një në dorë gruaja që po ashtu mbeti e plagosur.

Autorët që sipas dinamikës ishin të paktën dy u larguan nga vendngjarja me një makinë që u gjet e djegur plotësisht në Kavajë.

25 te shoqeruar

Në policinë  e Elbasanit u shoqëruan rreth 25 persona në cilësinë e dëshmitarit apo personit që mund të ketë dijeni të cilët kanë dhënë dëshmi e janë lënë të lirë.

Autorët duket se kanë humbur gjurmët dhe zyrtarisht policia nuk ka asnjë person të dyshuar.

Profili i 41 vjeçarit dhe lidhja e tij më disa krime të rënda ndër vite në Elbasan ka përforcuar dyshimet se 41 vjeçarit Everest Çaka  u vra për larje hesapesh, por prokuroria ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

 

EMISIONET