Spiropali tenton humorin: “Një minutë heshtje për Edmond Spahon”! Deputeteja e PD kërkon përjashtimin e saj
Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin nga seanca për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Kërkesa e saj erdhi pas deklaratës në Kuvend të Spiropalit, ku u shpreh se duhet mbajtur një minutë heshtje për deputetin Edmond Spaho, referuar përjashtimit të tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.
“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.
Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali.