Pasuria 82 milionë lekë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij që SPAK kërkon të konfiskojë


SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së anëtarëve të të grupit Habilaj. Bëhet fjalë për pasuri në vlerën e mbi 82 milionë lekëve të ndodhura në Vlorë.

Këto pasuri i përkasin Moisi Habilajt, Florian Habilajt dhe familjarëve të tyre.

Disa pasuri figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Mes konfiskimeve është dhe një njësi në pronësi të shoqërisë ”TURI&MZB” sh.a.

Në total kërkohet konfiskimi i 7 apartamenteve, një ndërtese me sipërfaqe 156 metër katror, dy njësive dhe një trualli me sipërfaqe me 580 metër katror.

 

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot  dënimin  në total me 63 vite burg  për  katër të pandehurit  e akuzuar si anëtarë të grupit Habilaj.

Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj u gjykuan në mungesë.

Bëhet fjalë për apartamente, tokë dhe makina, gjithashtu kërkohet konfiskimi i disa pronave të cilat janë në proces legalizimi. 

 

Pasuria 82 milionë lekë e Moisi Habilajt dhe familjarëve tëPasuria 82 milionë lekë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të

EMISIONET