Zyrtarja e Vetingut nën akuzë/ SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Etleda Çiften. Ja për çfarë akuzohej

Pasi humbi betejën me anetaren e KPK Etleda Çiftja në gjykatën e shjkallës së parë dhe në apel, spak ka bërë rekurs në gjykatën e lartë. Në ankimin e prokurorisë, kërkohet që zyrtarja e vettingut të dënohet për përdorim dokumentesh të falsifikuara dhe mosdeklarim të pasurisë.

Prokuroria e posaçme nuk tërhiqet nga akuzat e saj për anetaren e komisionit të pavarur të kualifikimit etleda çiftja.

SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të apelit të posaçëm, që dha pafajësi për Etleda Çiften, anëtare e Konisionit të Pavarur të Kuakifikimit, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, në formën e përdorimit, si dhe “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike” në formën e “Deklarimit të rremë”.

Vendimi i pafajësisë për zyrtaren e lartë të vetingut, u dha më 12 janar 2023, ku Gjykata e Apelit la në fuqi verdiktin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muçaj, dhe anëtare Igerta Hysi e Daniela Shirka.

Sakaq, në shkallën e parë, vendimi i pafajësisë për Etleda Çiftjan u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili çmoi se fakti objekt gjykimi nuk përbënte vepër penale, por vetëm “kundërvajtje administrative”.

Ndërkohë, SPAK, ka theksuar në dosje se Çiftja ka dashur të blejë një apartament në Tiranë në vitin 2006 në vlerën rreth 42 mijë USD dhe për shkak të pamundësisë financiare i është drejtuar një banke për kredi, ku ka kërkuar vendosjen e një pasurie të paluajtshme si kolateral.

Zyrtarja e Vetingut nën akuzë/ SPAK bën rekurs në

Sipas prokurorisë, apartamenti që është dakordësuar për t’u blerë nuk ishte i hipotekuar dhe nuk mund të vendosej si kolateral ndaj banka ka kërkuar një pasuri tjetër si garanci.

Akuza theksonte se zyrtarja e vettingut ka përdorur si garanci dy prona të babait të saj në Kavajë, për të cilat ishte bërë kontratë shit-blerje ku pretendohej se vlera e tyre ishte shënuar në mënyrë të gabuar.

Nga hetimi ka rezultuar se parcelat e tokës në fjalë kanë qenë dhurim nga babai dhe se Çiftja nuk kishte kryer pagesë për pronat e përfituara, të cilat i kishte hedhur ne emër të saj vetëm për ti përdorur si kolateral për kredinë.

spak etleda Çiftja

EMISIONET