Sot 8 Marsi, politikanët urojnë gratë: Janë shtylla që mbajnë në këmbë familjen

8 Marsi i ka kthyer gratë e vajzat në qendër edhe të mesazheve të politikës. Presidenti Begaj ka theksuar rolin thelbësor të tyre në familje e shoqëri. Nga ana tjetër, mazhorancë e opozitë janë ndarë sa i përket mbështetjes, por dhe braktisjes së tyre.

Politikanë te vendit zgjodhën sot të uronin festën e gruas përmes postimeve, fjalëve e fotove të grave në jetën e tyre.

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar sot të gjitha gratë për festën e tyre.

"Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën!

Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë!

Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!"


"Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar!" shkroi Berisha.


"Gëzuar "8 Marsin" me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi," shkroi Rama.

"Gëzuar 8 Marsin. Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar!", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sot 8 Marsi, politikanët urojnë gratë: Janë shtylla që

"Çdo 8 mars një urim nga zemra shkon për të gjithë zonjat shqiptare. Gratë e mençura dhe të forta, të vuajtura dhe guximtare. Ato që për çdo ditë janë nëna të dashura dhe të dhimbsura, familjare të shkëlqyera, profesioniste të zonja e gjithmonë të palodhura," shkroi Alibeaj.

"Gëzuar 8 Marsin nëna ime!
Je burim lumturie dhe force në gjithë jetën time!" shkroi Meta me një foto të nënës së  tij.

Me pas permes nje video-mesazhin Meta theksoi se gratë, nënat dhe vajzat janë gjysma më e rëndësishme e familjeve tona dhe shoqërisë tonë.

"Gëzuar të gjitha grave, nënave dhe vajzave shqiptare kudo ku ato janë. Gratë, nënat dhe vajzat janë gjysma më e rëndësishme e familjeve tona dhe shoqërisë tonë. Ato janë baza e edukimit të fëmijëve tanë dhe e fateve të së ardhmes së vendit tonë. Ato shkëlqejnë në të gjitha fushat ndaj dhe duhen mbështetur më fortë për të shprehur gjithë potencialin e tyre. Sot ato janë mjeke, pedagoge, politologe, sipërmarrëse, juriste, mësuese, menaxhere, nëna. Gëzuar dhe njëherë 8 marsin dhe le të bashkojmë të gjithë përpjekjet tona që të tejkalojmë çdo pengesë dhe vështirësi në mënyrë që gratë, që nënat dhe vajzat shqiptare të shpërthejnë duke shprehur gjithë potencialin e tyre dhe energjitë më pozitive në të mirë të familjeve tona, të shoqërisë e sidomos të mirëedukimit dhe lumturisë së fëmijëve tanë", shprehet Ilir Meta.

 

EMISIONET