Sondazhi i Noto-s & RTV Ora: Demokratët besojnë tek Foltorja: Për Berishën PD është e rëndësishme, s'mendon për vete

Çfarë mendojnë qytetarët dhe votuesit lidhur me Foltoren e Berishës, nëse ajo është për interesin e PD-së apo atë personale të Berishës.

Një nga pyetjet që i është bërë në sonduarve sqaron dhe frymën brenda PD-së.

Pyetja enë sondazh është: Disa thonë se Berisha mendon vetëm për veten e tij dhe PD nuk është e rëndësishme.  Sipas jush është e vërtetë apo nuk është e vërtetë?

Demokratët nuk besojnë se Berisha mendon vetëm për veten dhe PD nuk është e rëndësishme për të, një qëndrim i potencuar këto ditë dhe nga Basha dhe mbështetësit e tij pas shpalljes së Berishës "nongrata" dhe përjashtimin nga grupi i PD-së.

83 % nuk e besojnë këtë tezë të Bashës ndërsa 4% nuk e dinë.

Ata që besojnë se Berisha mendon vetëm për veten e tij janë kryesisht socialistë, nga LSI, parti të tjera apo dhe nga ata që nuk kanë votuar në zgjedhjet e 2021.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora. Këta bëjnë 41.7% dhe shumica janë zgjedhës të partive të tjera. 

Socialistet mendojnë në 59.8% të tyre se Berisha po mendon vetëm për veten dhe se PD nuk është me rëndësi për të.

Edhe LSI në një nivel në 41.7% mendojnë se Berisha po mendon më shumë për veten sesa për partinë e tij, PD-në.

Sondazhi i Noto-s & RTV Ora: Demokratët besojnë tek Foltorja:

EMISIONET