Sondazhi i Noto & RTV Ora: Kush është më pranë qytetarëve? 34.1% zgjedhin Berishën, 14% Bashën
Kush midis Bashës dhe Berishës është më pranë nevojave të qytetarëve?
Berisha janë përgjigjur 34.1% e të anketuarve nga sondazhi i RTV Ora e Noto ndërsa 14% e tyre janë përgjigjur Basha. Ndërkohë 51.9% e tyre janë përgjigjur Asnjëri prej tyre.
Të anketuarit e PS-së, 21.3% janë përgjigjur Berisha, ndërsa 17.8% e tyre janë përgjigjur Basha. Shumica e socialistëve, 60.9% janë përgjigjur Asnjëri.
Të anketuarit e PD-së kanë zgjedhur 61.1% Berishën ndërsa 33.3% Bashën. Vetëm 5.3% e tyre janë përgjigjur Asnjëri prej tyre.
Edhe të anketuarit e LSI-së janë përgjigjur 36.2% Berisha ndërsa 19.5% e tyre Basha. Ndërsa 44.3% e tyre kanë votuar Asnjëri prej të dyve.
Ajo që bie në sy është se partitë e tjera të anketuara kanë zgjedhur Bashën me 20.8%, ndërsa 15.2% e tyre kanë votuar Berisha dhe 64% Asnjëri prej tyre.
Mes anëtarëve të PD-së, 87.1% janë përgjigjur Berisha dhe vetëm 6.3% Basha. Ndërsa 6.6% e tyre janë përgjigjur Asnjëri prej tyre.