Kush ka aftësi të fitojë zgjedhjet e ardhshme? Anëtarësia e PD në shumicë të madhe beson tek Berisha, vetëm 8.3 % tek Basha

Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 40.6% e të anketuarve pa dallim partie thonë se Berisha ka aftësinë të fitojë zgjedhjet e ardhshme e të çojë PD në pushtet.

Ndërkohë që mes demokratëve nuk ka dyshim. Ata janë të bindur se Berisha ka aftësinë të fitojë zgjedhjet e ardhshme, me 88 % kundrejt 8.3 % që besojnë tek Basha. 

Vetë, 3.4 % e anëtarësisë së demokratëve nuk dinë ose thonë se nuk është asnjëri prej tyre.

Nga ana tjetër, zgjedhësit e PD-së, në 68.5% të tyre përgjigjet se Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe vetëm 28.8% e tyre janë shprehur pro Bashës.

LSI-istat përgjigjen në 76.7% të tyre me “nuk e di” ose që asnjëri prej tyre nuk e bën diçka të tillë.

Kush ka aftësi të fitojë zgjedhjet e ardhshme?

EMISIONET