"S'mbajmë përgjegjësi të vetëm" Gledis Nano letër 4 ministrive për sigurinë në plazhe: S'keni zbatuar ligjin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dërguar një letër Agjencisë Kombëtare të Bregdetit prefekteve të qarqeve dhe bashkive të vijës bregdetare lidhur me sigurinë në plazhe.   

Në letrën e cila i është dërguar për dijeni edhe 4 ministrive i kërkohet që të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe të bashkëpunojnë pasi policia nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse.

Kjo letër vjen 3 ditë pas ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit ku skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase dëmtoi për vdekje Jonada Avdinë. Vajza 7 vjeçare po lahej në det me babain e saj kur ndodhi tragjedia.

Nano bën të qartë se këto institucione nuk kanë zbatuar ligjet.

"Policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim I cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtëpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim, ankorim të mjeteve lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit."

Përsa më sipër kërkohet bashkëpunim konkret në zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, kërkojmë bashkëpunim efikas me strukturat në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizim dhe mjedisin, ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rual, inspektoriateve që mbulojnë fushën e turizmit dhe inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial, si dhe njësive të qeverisjes qëndrore e vendore në marrjen e masave dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga çdo institucion shtetëtor.

"Policia e shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse nëse hallkat ndërnistitucionale nuk bashkëpunojnë dhe nuk zbatojnë ligjin" 

Letra e cila mban datën 5 gusht 2022, i është drejtuar për dijeni Ministrisë së Brendshme,
Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

EMISIONET