Gledis Nano shkon të bëjë homazhe në familjen Avdia si "prind e qytetar" jo si drejtori i efektivit që i mori jetën Jonadës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ishte sot paradite në familjen Avdia për të përcjellë ngushëllimet e tij siç tha ai si 'prind dhe si qytetar"

Në familjen Avdia u shfaq i veshur me kostum dhe jo me unfirmën e policisë dhe në deklaratën e tij për gazetarët nuk tha asgjë për efektivin Arjan Tase  

"Dy fjalë se nuk dua që të keqinterpretohet vizita ime sot këtu. Kam marrë pjesë në këtë ngushllim për ti shprehur me hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur këtu si prind si qytetar. Dhe falenderoj familjen që mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive I falenderoj që ngjyrime të caktuara I kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur atë që ndodhi", tha Drejtoi i Policisë pas vizitës në banesën e prindërve të Jonadës.

Së bashku me Nanon ishte dhe shefi i komisariatit të Kamzës Oligert Toku ku kanë qendruar për disa minuta.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Familja I dha lamtumirën dje vogëlushes 7-vjeçare e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.

Ngjarja tragjike u shënua më 2 gusht 2022 në plazhin Potam të Himarës.

Polici Tase u arrestua për akuzën e Vrasjes nga pakujdesia, ndërkohë që u njoftua se në hetim është dhe i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Policisë Kufitare të Vlorës, e cila është shkarkuar.

Poll

Ndërkohë sot është njoftuar që do të mbahet protestë përpara Ministrisë së Brendshme në orën 19:00. 

EMISIONET