“S’ka kriminelë të fortë, por shtet të dobët” Profili psikologjik i Dan Hutrës, sociologu: Mizor, kënaqet me dhimbjen e tjetrit

Dënimi me burgim të përjetshëm konsiderohet zgjidhje  për uljen e numirt të vrasjeve në vend. Sociologët thonë se Dan Hutra  nuk ka gjendje psikopatie, por  është i  vetëdijshëm për veprimet që kryen.

Nëse Dan Hutra do të ishte dënuar me burgim të përjetshëm   pas vrasjes së parë, e masakra e 1 marsit në paskuqan nuk do të kishte ndodhur.

Sociologu Zyhdi Dervishi  shikon si zgjidhje për mos përsëritjne e këtyre rasteve vetëm forcimin e ligjit.

"A mundet ne të mbajmë rend, kur vrasësit me dashje dalin nga burgu për pak vite. Nëse strukturat europiane nuk na lejojnë të aplikojmë dënimin ekzekutiv, atëherë dënimi i përjetshëm mund të jepet," tha ai.

Dan Hutra  me veprimet e tij, tregoi se ishte i mirëorganizuar dhe se asgjë nuk do e ndalte për të kryer misionet që i kishte vënë vetes.

Parë nga një sociolog, ai mund të konsiderohet si një  person mizor i cili kënaqet me dhimbjen e tjetrit, por kurrsesi, thotë Dervishi, nuk ka patur gjendje  psikopatie.

"Nuk është e thënë të jetë psikopat. Ai ka marrë gjithë ato vendime të mirëmenduara. Mund të jetë sadist," tha ai.

Fakti që është kujdesur të mos sulmojë  policinë tregon se ai ka frikë nga kundërsulmi i bluve  dhe se  rikthimi në burg nuk e tremb.

"Një njeri që ka profil të çoroditur i sulmon dhe policët. Ai nuk e bëris epse nëse do ti sulmonte ata në kushtet e vetmbrojtjes do ta vrisnin," tha ai.

Sipas Dervishit, vrasja e grave  do të thot një mosrespekt edhe i kanunit.

"Me kanun jo vetëm që nuk e vrisje dot, por si thojë dot një fjalë në rrugë. Ne kemi tejkaluar anët negative të kanunit," tha ai.

Sociologu Zyhdi Dervishi përgjegjëse bën  edhe shoqërinë.

EMISIONET