Paqe Rusi-Ukrainë? Astrologjia Kalogeri: Mund të ndodhë brenda 6 muajve
Astrologia Kristanthi Kalogeri në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tha se harta e ekuinoksit vjeshtor ka shumë rëndësi për zhvillimet në shkallë botërore
Kristanthi Kalogeri: Harta e ekuinoksit vjeshtor ka shumë rëndësi për zhvillimet në shkallë botërore, në planin politik dhe ekonomik. Që tani deri në mars do të kemi biseda, marrëveshje nënshkrime diplomatike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe me paqen.
Sipas saj brenda këtij 6 mujor mund të kemi nënshkrimin për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.
Kristanthi Kalogeri: Brenda këtij 6 mujor mund të kemi nënshkrimin për paqe që të gjithë e presim. Doja ta ndaja pasi është në kushte që ndikon gjithë botën dhe ka ndikime dhe në sferën ekonomike. Dielli më mërkurin që takohen në të njëjtën gradë do të sjellin ndryshime të mira në sferën ekonomike. Do të shkruhen kontrata të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Do të ketë ndryshim për të mirë në sferën ekonomike pasi të kalojmë stinën e vjeshtës.
Ajo gjithashtu tregoi dhe se si favorizohen të gjitha shenjat e horoskopit. Për të mësuar për secilën shenjë dëgjoni intervistën e Kristanthi Kalogeri.