Si u vendos që paraja shqiptare të quhej lekë?
I ftuar në emisionin “Jeto me orën” gazetari Kreshnik Kuçaj foli dhe për marrëdhëniet e shqiptarëve me paranë në dekada të tëra .
Ai tregoi se në vitet ’20 Shqipëria nuk kishte një kartëmonedhë të saj, ndaj në ato vite përdoreshin rreth 25-së lloje kartëmonedhash të ndryshme.
Kreshnik Kuçaj: Në vitet 1926 përdorej franga . Shqiptarët kishin grumbulluar shumë ar, ishin mosbesues ndaj monedhave që zhvlerësoheshin për shkak të luftës, kishin kursyer në ar. Kur u bë analiza, vlerësohej se ishin 100 deri në 150 milionë franga ar.
Sipas arkivave që gazetari ka shpalosur rezulton se vitet 45 u vendos vulosja e parave, në vitet 64 u vendos të lihej në qarkullim edhe leku i vjetër, dhe ai i ri , një koncept që vazhdon ende dhe sot e që shpesh herë sjellë ngatërresa.
Por si u vendos që paraja shqiptare të quhej lekë?
Kreshnik Kuçaj: Kam shfletuar bisedimet parlamentare që nga viti 1923, kishte tre variante për emërtimin e parasë. Varianti i parë ishte Skënder, në nder të Skënderbeut, varianti i dytë Shqipe, si shqiponja dhe I treti Lekë në emër të Aleksandrit të madh . Në fund u vulos variant i tretë pra paraja mori emrin lekë.