NUK KA PAQE/ Atentat në Tiranë, disa të plagosur, autorët djegin makinën
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 22:11

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku raportohet se 4 persona kane mbetur ye plagosur.
Ata janë në spitalin ushtarak.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe nuk ka detaje të shumta, por dyshohet se personat janë plagosur me armë zjarri.
Mësohet se personat e plagosur janë ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
Policia ka shkuar ne zonën e Lundrës.

