Shqipëria, 'bllok' Iranit/ Ndoka: Të ndërpresim marrëdhënien me Ramën se nxori të dhënat sheshit

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane  ka ironizuar krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Gjatë një interviste për RTV ORA Ndoka tha se shpreson shumë që Rama të mund të provojë akuzat e ngritura ndaj këtij shteti e të mos jenë “pjellë” e fantazisë së tij.

Sipas Ndokës Shqipëria si një vend i vogël duhet të jetë e matur në krijimin e armiqve.

Nard Ndoka: Së pari duhet të ndërpresim marrëdhënien me Ramën se ai i nxori të dhënat në shesh. Ai nxori të dhënat sheshit me patronazhistët e tij. Ky është i zgjidhshëm. Ne jemi vend i vogël nuk kemi nevojë që prej aleatëve të mëdhenj të krijojmë dhe ne armiq. I ka si stil. Shpresoj të ketë prova reale, shpresoj të mos e ketë fantazi, e ti bjerë në qafë Iranit kot. Ne na ka rënë sistemi politik ky është kryesori. Sistemi ra që kur të dhënat i nxorën patronazhistët. Ne të keqen e kemi me veten tonë. Të dhënat dolën falë patronazhistëve të rilindjes.

EMISIONET