Shoqëria protestë në SPAK: Dënoni të korruptuarit! Burg pushtetarëve abuzues. Kapni kokat e krimit, jo peshqit e vegjël

Përfaqësues të Shoqërisë Civile zhvilluan një protestë paqësore para strukturës së Posacme Anti korrupsion, nga ku kërkuan ndëshkimin e krimeve të politikës! Mesazhet më të forta u përcollën me pankarta!

Me flamuj kombëtar dhe pankarta për ngjarje apo cështje të konsideruara afera!

Përfaqësues të Shoqërisë Civile zhvilluan këtë të mërkurë nëj protestë paqësore para Strukturës së Posacme Anti korrupsion.

Mbështetën dhe nxitën SPAK të hetojë, zbulojë dhe ndëshkojë ato që i quajnë krime të krerëve të politikës dhe drejtësisë në demokraci!

“Askush nuk i ka harruar milionat e vjedhura në rrugën e Kombit, arin e Krrabës, skandalin CEZ-DIA, incineratorët, vjedhjet e miliarda eurove në vit nga nafta e burimeve tona, vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, shpërdorimin dhe vjedhjen e pasurive të ushtrisë shqipotare, apo vjedhjen dhe përvetësimin e tokave pranë bregdetit. E në këtë korrupsion të nivelit shumë të lartë janë implikuar shumë drejtues të këtij vendi. Atyre nuk u është prekur asnjë qime floku deri tani. Janë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe kanë bërë jetë luksi dhe asnjë prej tyre nuk është trazuar nga askush. Këto kanë bërë që shqiptarët të humbasin shpresën dhe të ikin ng aky vend. Mosveprimi në këtë fushë është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit", u shprehen ata.

Në një letër të hapur për kreun e SPAK, Altin Dumani, kërkuan ndëshkimin kokave të krimit.

Shoqëria protestë në SPAK: Dënoni të korruptuarit! Burg

“I nderuar Altin Dumani, jemi këtu përballë godinës tuaj për t’ju përkjrahur dhe mbështetur në këtë detyrë të vështirë. Jemi këtu për të kërkuar dënimin e atyre që vodhën pasurinë e këtij vendi”, thanë ata.

Protesta ishte organizim i Unionit të Shoqërisë Civile dhe Kuvendit Kombëtar të Shqiptar.

EMISIONET