VIDEO/ Këlliçi e shpërndan vetë në Tiranë planin për uljen e taksave. Ja si pritet nga njerëzit

VIDEO/ Këlliçi e shpërndan vetë në Tiranë planin

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind këlliçi ka nisur ta shpërndajë dorazi nëpër Tiranë, planin e tij për uljen e taksave të biznesit të vogël. Gjatë këtyre takimeve me qytetarë të rastit, ai ka dëgjuar grimca të halleve dhe problemeve të tyre.

"Sot shpërndava planin tim për uljen e taksave të biznesit të vogël në mënyrë që të mund të forcohet e të hapë vende të reja pune.

Shumica e qytetarëve që takoj janë të indinjuar për koston e lartë të jetesës dhe faktin që të rinjtë po detyrohet të ikin në emigracion. Megjithatë unë besoj se ndryshimi është në duart tona", - njoftoi ai në Fb krahas videos.

belind këlliçi këlliçi taksat

EMISIONET