Shkon tek dentisti për të rregulluar dhëmbët, ndërron jetë 3-vjeçari/ Ja çfarë pretendojnë familjarët e çfarë thotë policia për ngjarjen
Një I mitur vetëm 3 vjeçar ka ndërruar jetë vetëm 3 ditë pasi u paraqit në një klinikë dentare ku u ndërhy në disa dhëmbë njëherësh. Në padinë e bërë në polici prindërit thonë se djali ra në gjendje kome, dhe as mjekët në qsut nuk mundën ta mbanin në jetë.
Tre ditë pasi ishte në një klinikë dentare në rrugën e kavajës në tiranë, vogëlushi 3 vjeçar B.S ka ndërruar jetë. Ka qenë gjyshi I tij Guri Spahiu I cili ka bërë denoncimin në komisariatin katër në tiranë për mjekim të pakujdesshëm. Ndërsa thotë se I mituri qëndroi 9 orë në sallë me narkoz.
Duke akuzuar anestezistin Roland Xhaxhos ai thotë se edhe nga spitali e nxorën në situatën kur fëmijës nuk I kishte dalë narkoza.
Menjëherë pas marrjes së padisë policia ia ka referuar dosjen prokurorisë së tiranës që po heton ngjarjen. Për të arritur në shkakun që solli vdekjen e 3 vjeçarit do të pritet ekspertiza mjeko ligjore e cila do të zbulojë më shumë të dhëna, për të vijuar më pas nëse do të ngrihet padi ndaj anestezistit 70 vjeçar që së bashku me asistenten I.Xhaxho
Pas dy ditë qëndrimi në reanimacion fëmija ka ndëruar jetë. Pas kësaj prindërit kanë depozituar kallëzim penal. Aktualisht pritet përgjigje e autopsisë së fëmijës. Ndersa deri në këtë fazë po ndiqen penalisht në gjëndje të lirë Roland dhe Ina Xhaxho.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Informacion Paraprak
Ne date 01.10.23 ora 22:00 eshte paraqitur Guri Spahiu te cilit ne spitalin e femijeve i ka nderruar jete femija 3 vjec.
Femija ndodhet ne morg dhe po kryehen veprimet.
Ai kallezon se femijen para tre ditesh e ka cuar ne nje klinike dentare private Roland Xhaxho ne rrugen e Kavajes perball spitalit Gjerman.
Ne kliniken private femijes i eshte per anestezi totale per te bere te mundur rregullimin e dhembeve.
Pasi ka perfundur nderhyrjen dentare nga klinika dentare i eshte kerkur qe djalin ta marre e te çoj ne banese duke rekomanduar dhe mjekimin we duhet te merrte.
Pasi kan shkuar ne banese femija ka filluar te ndihej keq.
Prinderit te shqetesuar kane marr kliniken private por nuk i eshte pergjigjur njeri.
Duke pare gjendjen e femijen e kan cuar ne spitalin pediatrik te cilte duke pare gjendjen jo te mire te femijes e kane derguar ne reminacion.
Jane perpjekur mjeket qe ta kthjen ne jete per dy dite rresht por nuk kane mundur dhe sot femija ka nderruar jet.
Po kryhen veprimet per rastin


