Shkodër/ Vrasja e Endri Mustafës dyshohet vijimësi e "sagës” së krimeve, gjendet dhe një pistoletë

32 vjeçari Endri Mustafa që u gjet i vdekur në zonën e Livadhes në qytetin e Shkodrës kishte tre ditë që ishte zhdukur pa adresë

Ai ka qenë i hetuar edhe për dhënien e parave me fajde por në vitin 2018 por hetimi ndaj tij u pushua me vendim të prokurorisë së Shkodrës.

Më 15 tetor 2020, çështja penale kundër tij për fajdet dhe pastrimit e produkteve të veprës penale është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

Ergys Mustafa rezulton të jetë dënuar dy herë për akuzën e Mbajtjes pa lejë të armëve, i dënuar për “mashtrim” dhe “vetëgjyqësi”.

Njëherësh Mustafa, konsiderohet në Shkodër si person që ka lidhje shoqërore me Astmer Bilalin dhe Ibrahim Licin, shoqëri kjo që ka rrjedhur nga fëmijëria pasi, të tre personat janë rritur dhe banojnë në të njëjtën lagje në qytetin e Shkodrës, raporton gazetari Elton Qyno.

Mustafa ka qenë person i dënuar më parë për plagosje dhe pjesë e grupit të Astmer Bilali i ekzekutuar bashkë me të vëllanë në vitin 2019. Dyshimet janë se vrasja është vijimsi e një sage përplasjesh mes dy grupeve kriminale në Shkodër.

Në vendngjarje u gjet dhe një pistoletë.

EMISIONET