Shima: Nga e mori vesh lajmin për RTV Ora Veliaj para vendimit kur në seancë nuk kishte asnjë media

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Brahim Shima, Drejtor Informacioni RTV Ora u shpreh se sulmi i parë i sulmit ka qenë kur erdhi për mbylljen e orës nga Inspektoriati i Shëndetit, ku u hapën kafenetë dhe u bë një emision 2 metra larg.

Ai tha se kryebashkiaku Veliaj nuk kishte si ta dinte vendimin e gjykatës sepse nuk ishte media në dhënien e vendimit.

Shima: Sulmi i parë ka qenë kur erdhi për mbylljen e Orës nga Inspektoriati i Shëndetit. Kjo ka qenë ndërhyrja e parë. Erdhi letra e shkruar nga institucioni që ishte caktuar për të marrë këto masa. Vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve u shmang vazhdimi më tej.

Nisja e procesit ndaj zotit Ylli Ndroqi ka qenë e paralajmëruar nga i njëjti person që vijon presionin. 

Gazetarëve u është thënë me kohë. Si e dinte ky njeri që ka paralajmëruar këto ngjarje. E shoh më të rrezikshme se sa thjesht thënia se Veliaj e dinte vendimin.

Veliaj duhet të thotë se cilën media pa se nuk di të kishte media aty brenda sot. Mund ta japë çdo kush, por në seancë nuk kishte media. 

Veliaj tha diçka tjetër të rrezikshme

Veliaj tha sot se duhet të ketë një vendim për këto tv që janë kundër.

Çfarë vendimi do të marrë ai. Do të marrë vendim që të jenë vetëm tv që do ai. Do vetëm televizionet që japin kronika te gatshme?

Vazhdoi më tej tha "Tv që vendosin gjoba". 

Kur në çdo raport thuhet se mediat po dhunohen Veliaj thotë po i vënë gjobë kryeministrit. Mos vallë Veliaj është zëdhënësi i kryeministrit? Erion Veliaj del si gjeli majë mullarit të plehut dhe jep alarmin. Veliaj është kryetari i bashkisë, çfarë lidhje ka ai me këtë pjesë.

U vë gjobë? Kallzoje penalisht. Për çfarë është Veliaj këtë rast, po bën presionin e radhës?!

Në çdo rast Veliaj akuzon dhe dhunon gazetarët del raporti që konfirmon se po dhunon, ndërsa Veliaj thotë se po më vënë gjobë.

Kjo media pavarësisht se ishte në sekuestro nxorri përgjimet e antimafias italiane. Si i bie e kemi bërë ne raportin e antimafias italiane?!

Kur ne publikuam si u hoqën pronarët e tokës tek incineratori, Veliaj thotë po vënë gjoba? Kush është qëllimi i Veliajt? A është ky sulm politik, nuk e di çfarë duhet më hapur. 

Edhe në botë janë hetuar mediat por nuk ka vajtur asnjëherë policia. Kush është domethënia e prezencës së policisë?! Eshtë për të intimiduar gazetarët, nuk besoj se vetëm kaq. Deklaratat e Veliajt nuk mendoj se janë për këtë tv por për të treguar çdo medieje që do guxojë të dalë jashtë këtij kuadrati se do veproj në këtë formë. 
  

EMISIONET