Daci: Është bërë gjithçka që procesi kundër RTV Ora të mbahet e fshehtë, akoma përdorin covidin si justifikim
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Jordan Daci, Avokat u shpreh se gjatë gjithë kohës është munduar që procesi të mbahet i fshehtë dhe nuk është lejuar prania e mediave në procesin kundër RTV Ora.
Ai tha se sekuestro u vu në gusht dhe procesi për heqjen e saj filloi qysh në shtatore, dhe theksoi se janë dhënë të gjitha provat dhe analiza financiare.
Daci: Gjatë gjithë kohës është munduar që procesi të mbahet i fshehtë dhe nuk është lejuar prania e mediave. Në atë gjykate akoma përdoret historia e covidit dhe thonë për aktin normativ që të rrimë larg. Është kthyer në një gjë që të sjell neveri sepse asgjë nuk ka ligjore atyre.
Ky është rasti i parë në Shqipëri, që sekuestroja u vë në gusht dhe në muajin e parë të punës, shtator, u kërkua heqja e sekuestros sepse ne bëmë një punë shumë të madhe dhe dorëzuam dokumentet. Ne si ekip mbrojtës përdorëm një muaj për të bërë analizën financiare dhe provat. Nga ai moment nuk kemi çuar prova të reja, por ky është një proces dinamik që ka nevojë provat të hidhen poshtë kur ka pretendime. Analiza që çuam ne hidhte poshtë analizën e prokurorisë.