Sherr për një vajzë, një grup të rinjsh konfliktohen afër QSUT, qëllohet me armë në ajër

Një konflikt është regjistruar rreth orës 3 të mesnatës në afërsi të spitalit Nënë Tereza, përballë një lokali.
Mësohet se 2 grupe te rinjsh janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.
Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç ka marre një dëmtim të lehtë në këmbë sepse është rrëzuar. Shkak i konfliktit mes 2 grupeve te të rinjve ka qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjetër.
"Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.
Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër," njoftoi policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur armën me të cilën e posedonte njeri nga djemtë dhe më pas i ka shoqëruar.
