Sherr mes të miturve në Pogradec, një i plagosur në bark me biçak
Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë. Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.
Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.
Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.