Sarandë/ Dhunoi motrën dhe një person tjetër, arrestohet 19-vjeçari

Sarandë/ Dhunoi motrën dhe një person tjetër, arrestohet

Një i ri ka përfunduar pas hekurave në Sarandë, pasi akuzohet se dhunoi motrën e tij dhe një person tjetër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Sh., 19 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. Sh., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht motrën e tij 29-vjeçare, dhe ka goditur me send të fortë shtetasin Xh. E.”, thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET