Rrugët e pashtruara të Durrësit/ Banorët në lagjen 17: Kërkojmë ndërhyrje, jetesa mes baltës dhe gropave, e vështirë
Banorët e lagjes 17 në Durrës kërkojnë ndërhyrje në rrugën e tyre. Ata janë shprehur se jetesa është bërë e vështirë mes baltës dhe gropave.
Kjo është lagjja 17 e qytetit të Durrësit. Rrugët me gropa u kanë vështirësuar jetën banorëve dhe shoferëve!
Gropat e mëdha që janë krijuar në rrugë e bëjnë të vështirë lëvizjen.
Banorët e zonës shprehen të zhgënjyer për mungesën e investimeve!
“Ka vite që nuk është bërë kjo rrugë këtu. Dhe kjo situatë na sjellë shumë shqetësime. Përveç vështirësive me makinë që duhet të kalojmë këtu, që edhe pse është më shkurt për të shmangur trafikun, na bie më keq, pasi na amortizohet makina”, shprehet banori.
Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.
“Në momenti kur rruga është gropa – gropa shoferin direkjt e kapin dhimbjet e mesit. Dhe jo vetëm kjo, por të paktën makina ime shkon një herë në muaj në servis”, thotë një tjetër banor.
Banorët shprehen se gjatë dimrit balta, dhe gjatë verës pluhuri e bëjnë të vështirë jetesën pranë kësaj rruge.




