Rruga që po vret njerëz, qytetarët: Në Rrugën e Arbërit s’ka as tabela, as siguri!
Tre pjesëtarë të familjes Istrefi humbën jetën mbrëmjen e 4 janarit në Rrugën e Arbërit.Mungesa e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore ka alarmuar në vazhdimësi banorët që jetojnë buzë rrugës.Për të disatën herë ata kanë apeluar për shtimin e sigurisë rrugore në këtë aks.
Në këtë vend humbën jetën 3 pesona dhe të tjerë u plagosën rëndë mbrëmjen e 4 janarit.
As tabela, e as semaforë, kjo është situata pranë fshatit Gjoricë në Rrugën e Arbërit.
Për të dalë në rrugën kryesore automjetet që vijnë nga fshati duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm, një fat që nuk e kishin 3 anëtarët e familjes Istrefi që vdiqën pak ditë më parë.
"Skandaloze, një rrugë me shumë probleme."
"Firma që ka bërë rrugën duhet të kishte lënë të paktën 50 metra më shumë në krahun e hyrjes dhe 50 meta në krahun e daljes. Pa asnjë tabelë, aksidente do ketë prapë."
Banorët e zonës vijojnë të këmbëngulin se aty jo vetëm duhet përmirësuar infrastruktura e nevojshme, por një mbikalim ose nënkalim është i nevojshëm.
"Nuk ka sinjalistikë."
"Këtu mbrojtësja anësore është dheu."
Banorët e fshatrave që jetojnë buzë Rrugës së Arbërit në vazhdimësi kanë denoncuar mungesën e sigurisë rrugore në aksin që u hap me shumë bujë në 29 nëntor të vitit të kaluar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.