Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Rruga e Kombit “pushtohet” nga mjegulla, vështirësi

Mjegulla ka mbuluar rrugën e Kombit. Orët e para të mëngjesit janë shoqëruar me mjegull të dendur në njërën prej rrugëve kryesore të vendit me lëvizshmëri të lartë.

Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ka dendësinë më të madhe të mjegullës.

Prania e mjegullës në rrugë ul shikueshmërinë e rrit mundësitë e aksidenteve, sidomos në autostrada ku shpejtësia arrin në nivelet maksimale 90-110 km.

Prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në uljen e shpejtësisë, përdorimin e dritave të mjegullës e rritjen e vëmendjes gjatë drejtimit të automjetit.

EMISIONET