"Rri në Shqipëri" Në Shkodër mbahet panairi për të bindur maturantët të rrijnë në vend

Në Shkodër është mbajtur panairi i punës dhe studimit. Atje shkuan dhjetëra institucione të arsimit të lartë për të bindur maturantët që të rrinë në Shqipëri, dhe të vijojnë studimet në njërin nga universitetet shqiptare.

“Punë dhe Studim”, ditët e informimit të maturantëve mbërritën në Shkodër.

Institucionet e arsimit të lartë prezantuan përpara të rinjve shkodran ofertën e tyre të studimeve, risitë dhe avantazhet që paraqesin si në raport me formimin akademik, ashtu edhe tregun e punës.

Janë 1600 maturantë të ftuar për të vizituar këto stenda dhe për ta bashkëbiseduar me pedagog dhe drejtues të universiteteve.

"Një thirrje shumë të madhe për bizneset, të rrisim pagat punonjësve. Që të rrinë në Shqipëri, meritojnë paga më të larta dhe mundësi punësimi më të mira," tha Ornela Gace, Dhoma e tregtisë dhe industrisë.

"Ajo që ne kemi prioritet është formimi i karrierës dhe profesionistëve për të qëndruar në Shqipëri," tha Brisela Kadija, drejtoreshë e ZVA Shkodër .

Risi në këtë prezantim ishte akademia e sigurisë në policinë e shtetit, atje ku interesi i të rinjve për të qënë pjesë e kësaj strukture vitet e fundit është rritur.

"Kam dëshirë të punoj në polici, të shikoj përgatitjet dhe stërvitjet. Kam dëshirë ti shërbej komunitetit tim," tha Kostandin Naço, kryekomisar.

Në dilemën mes studimeve në Shqipëri apo jashtë, këto dy maturante kanë këtë mesazh për bashkëmoshatarët e tyre, që të zgjedhin të kontribuojnë në vendlindje.

"Për mendimin tim edhe në Shqipëri edhe jashtë është rritur shumë rinia. Mendoj se rinia duhet të rri në Shqipëri sepse ka shumë nevojë për të rinj.

Mendoj se duhet të rrimë pasi kemi mundësi të bëjmë një investim këtu," thanë dy maturante.

E veçanta e këtij prezantimi ishte edhe lidhja që një pjesë e universiteteve kanë krijuar me sektorin e biznesit, duke garantuar punësimin e të rinjve pas përmbylljes së ciklit të studimeve.

EMISIONET