Rreziku i parazitëve tek fëmijët, më të prekurit në kopshte e çerdhe. Ja kurat më të rekomanduara

Parazitët në zorrë janë një infeksion që rrezikojnë më shumë fëmijët e kopshteve dhe të cerdheve. Në disa raste ata prekin edhe organe të tjera njeriut. Kurat më të shpeshta janë ato bimore.

Fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe cerdhet janë më të rrezikuar për tu prekur nga parazitët në zorrë.

Mjekja pediatre Anila Sevdari thotë se ato shkaktohen nga gëlltitja e vezëve që gjenden në sallatë apo në ushqimeët e pa gatuara mirë.

"Sallata, mishi i pagatuar mirzityin në formën e larvës. Pasi futet në organizëm në zorrë ku gjen mjedis dhe riprodhohet," tha ajo.

Prania e këtyre parazitëve në organizëm dallohet kur fëmija paraqet lodhje trupi, rënie në peshë apo edhe pucra në trup.

"Fëmijët janë të lodhur, kanë një qasje me mungesë vitaminash dhe hekurin. Kanë probleme me gjumin," tha ajo.

Kurat natyrore janë ato që rekomandohen nga mjekët.

"Kanë dalë mjekime antiparazitare bimore," tha ajo.

Përdorimi i hudhrës, i vajit të shegës apo edhe i ai i farave të kungullit janë ndër produktet që përdoren për fëmijët, thonë mjekët e kurave popullore.

"Një gotë me qumësht me dy thelbinj hurdhra. Do ti grijmë në të dhe do ti lëmë nga mbrëmja në mëngjes. Në mëngjes e pimë esëll. Caji i lëvovores së shegës së egër," tha ajo.

Jo vetëm fëmijët, por në shumë raste nga parazitët vuan e gjithë familja.

"Me parazitët e zorrëve ka dhe të rritur. Kemi dhe familjarë që mund të jenë të gjtihë si familje që kanë nevojë për kura," tha ajo.

Për të rriturit kura bimore është ndryshe.

"Një lugë caji vaj tretje, vaji i farës së kungullit që ka vitamina shumë të shëndetshme," tha ajo.

Parazitët fillojnë të shtohen në zorrë një muaj pas gëlltitjes së tyre dukeu shtuar merreth 15 mijë vezë për cdo individ.

EMISIONET