Mos i ekspozoni në rrjetet sociale! Psikologët: I rrezikshëm publikimi i fotove e videove të fëmijëve

Klara që kujdeset për nipërit dhe mbesat, ashtu sikurse fëmijët e saj, i mbajnë larg të vegjlit nga rrjetet sociale.

Asnjë foto apo video të publikuar në Instagram, Tik-Kok apo Facebook.

"Fëmijët asnjëherë. Pse duhet ta nxjerr fëmijën në Facebook. Çfarë s'po dëgjojmë, lloj lloj gjërash shohin në internet. Edhe kur e marrin telefonin në dorë e kontrollojmë," tha ajo.

Por jo të gjithë veprojnë kështu.

Rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe e video fëmijësh. Në jo pak raste ata kanë profile të tyret hapur nga vetë prindërit.

Por a ka rrezik ekspozimi i të vegjëlve në këto platforma?

"Patjetër që ka rrezik duke filluar që nga thyerja e privatësisë së fëmijës," tha psikologia.

Arjana Muçaj, psikologe thotë se përveç cenimit të privatësisë shqetësim përbën edhe bullizmi kibernetik.

Imazhet e publikuara nga të mëdhenjtë mund të përdoren nga bashkëmoshatarët e fëmijëve për t`i tallur apo shantazhuar ata.

"Për efekt të fotove dhe videove që nxirren ato përdoren në mënyrë dashakeqe nga bnashkëmoshatarët, duke i çuar drejt në "vetëflijim të jetës" nga bullizimi që krijohet," tha ajo.

Publikimi i videove e fotove e bashkë me to dhënia e informacioneve për vendbanimin apo shkollën mund t`i bëjë fëmijët të ekspozuar ndaj pedofilëve.

"Kemi të bëjmë me njerëz që i kemi miq po dhe të pnjohur, duke i bërë pre të rrezikut e duke futur këtu dhe pjesëne  pedofilisë," tha ajo.

Për të evituar rreziqet që u kanosen të vegjëlve psikologia Arjana Muçaj ndan këto këshilla për prindërit.

"Përdorimi i rrjeteve sociale duhet të ketë përgjegjshmëri nga të rriturit. Edhe kur duan të hedhin foto të fmëijëve apo i lejojnë fëmijët të hedhin foto dhe video, në rradhë të parë ti tregojnë rreziqet që i kanosen nga postimi i një video apo fotoje. Të mos postojë foto intime të fëmijës, në mjedise të papërshtatshme. Të mos bëjnë miq njerëz të panjohur," tha ajo.

EMISIONET