Rama tregon rastin si ministër: Më erdhi një informacion që do të vrisnin një deputet të opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 21:34
I ftuar në “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, gazetari tregoi edhe një rast nga koha kur ai ka qenë ministër i Brendshëm i vendit tonë.
Rama tha se i erdhi një informacion për një atentat të mundshëm kundrejt një deputeti të opozitës dhe ai më pas lajmëroi deputetin në fjalë.
Rama: Më ka ndodhur edhe mua që të më vijë një informacion që tentohej të vritej një deputet i opozitës aso kohe. Gjëja e parë që kam bërë si ministër kam thirrur vetë deputetin dhe bashkë me kreun e SHISH dhe prokurorin kemi përcaktuar masat.


