“Vrasja e Kurtit”, Xhavit Haliti: Donin që të destabilizonin Kosovën dhe të krijohej kaos

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Xhavit Haliti, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-themelues i UÇK-së u shpreh se nuk e njoh të përfolurin për vrasjen e Albin Kurtit.

Ai tha se do të vritej dhe më pas do të kishte akuza të ndërsjellta, dhe sipas tij e gjithë kjo është bërë për të krijuar kaos në Kosovë.

Haliti: Nuk e njoh këtë djalin që ka dalë dhe ai ka thënë se nuk e ka lidhje dhe unë po dua ta besoj. Të tre personat vriteshin dhe njëri akuzohej, nëse ka pasur diçka të tillë ka qenë për të krijuar një kaos dhe një mos besim në Kosovë, duke rezultuar në akuza. Megjithatë, pa një raport të organeve të specializuara mund të flasim vetëm me imagjinatë.

EMISIONET