Xhavit Haliti: Policia me lajmëroi se donin të më vrisnin, më thanë që të jem i kujdesshëm

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Xhavit Haliti, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish-themelues i UÇK-së u shpreh se i është komunikuar se atij po i rrezikohet jeta.

Ai tha se ka qenë pak e çuditshme si gjë dhe se e ka falënderuar policinë e Kosovës, duke shtuar se nuk kishte më informacione të tjera.

Haliti: Mua më kanë thënë se jam i rrezikuar prej dikujt, pa më përmenduar emër. Më kanë thënë që të jem i kujdesshëm. Për mua ka qenë pak e çuditshme dhe nëse policia kishte informacione që mund të më vrisnin duhet të merrnin masa shtesë. Nuk kam pasur më informacione të tjera.

Më vjen mirë që të dyja policitë kanë bashkëpunuar. Në anën tjetër emrat që janë përmenduar më përkujtuan 1999 kur më kanë minuar shtëpinë. Mediat në Kosovë dhe në Jugosllavi shkruan aso kohe se është një konflikt me emigracionit shqiptar në diasporë.

EMISIONET