Rama: PD duhet të zhbëhet, Basha me shoqatë biznesi, Berisha do të bëjë koalicion me LSI-në

Në RTV Ora, publicisti Shenasi Rama u shpreh se PD ka arritur fundin e vet historik dhe që duhet të zhbëhet., pasi ajo është ndarë në dy kampe të kundërta.  

Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që Berisha ta marrë PD-në, po ka alternativa të lidhur me fatin e LSI-së, ose me marrjen e zyrave të PD-së në qarqe.

Rama: PD ka arritur fundin e vet historik dhe që duhet të zhbëhet. Ajo është e ndarë në dy grupime që janë të kundërta; në njërën ana janë ata që janë në seli me vulën dhe nga ana tjetër ajanë ata vulëhumburit si Sali Berisha dhe të tjerë, që mbështetjen popullore, për çdo opozitë ndaj Ramës kanë arritur që të kanalizojnë në përkrahje të vetën.

Nuk ka asnjë mundësi që Berisha ta marrë PD-në, po ka alternativa të lidhur me fatin e LSI-së, ose me marrjen e zyrave të PD-së në qarqe dhe gërryerjen e figurës së Bashës në sytë e publikut. Berisha duhet të mendojë qysh tani për ca gjëra të pashmangshme, prandaj aq sa kuptoj unë do të mobilizojë anëtarësisë me protesta.

Rama shtoi se Berisha do të ndajë zonat e influencës me Metën dhe do të tentojnë koalicionin e ardhshëm së bashku.

Rama: Ai do të ndajë zonat e influencës me Metën dhe do të tentojnë koalicionin e ardhshëm. Nga këto 6 bashki që kanë ngelur 1 i merr PS, 2 LSI dhe 3 PD-ja. PD-ja e Bashës është një shoqatë biznesi që pretendon se është parti, ndërsa shoqata e Berishës është super kriminale që nuk e ka të qartë rrugën që merr. Është i qartë një koalicion i Berishës me LSI-në. Edhe Meta kur të ikë nga LSI-ja do të dalë në lëkurën e tij të vërtetë politike.

EMISIONET