Ju flet Moska - Si Erion Veliaj kërkon ta përdorë konfliktin në PD për të hequr Edi Ramën

Si Erion Veliaj kërkon ta përdorë konfliktin në PD për të hequr Edi Ramën ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në gjendjen e sotme që është opozita, Edi Rama duket shumë i pushtetshëm edhe në Partinë Socialiste, duke thënë se mund t’i mundë të tre bashkë, Bashën, Metën dhe Berishës.

Por, Edi Rama në këtë momente, kur duket si një Akil politik që duket si i paprekshëm, po ama ka një pikë të dobët. Edi Rama e di sa ka një pikë të dobët.

Ai në këtë momente nuk e sheh rrezikun nga opozita, por nga brenda partisë së tij. E sheh këtë rrezik nga rivali i tij në parti, Erion Veliaj.

Veliaj do ta përdorë konfliktin në PD për të larguar Edi Ramën si kryeministër dhe si kreu i PD-së. Rama e di mirë se ndërkombëtarët nuk e pëlqejnë këtë gjendje konflikti dhe do të duhet të bëhet një marrëveshje sikurse u arrit një e tillë Nano Berisha në 2002.

Rama e ka marrë partinë në vitin 2005 dhe ka 17 vite si kryetar i partisë. Tani, ka bërë llogari dhe madje do të shfrytëzojë edhe zgjedhjet në Serbi. Perëndimit i pëlqen që të ketë një ndryshim në Beograd.

Kështu për të larguar Vuçiçin duhet larguar edhe Edi Rama. Sigurisht që Rama i di këto gjëra. Rama do që të rrijë sa më shumë kryeministër, ose të bëhet president i republikës duke pasur kontroll dhe një kryeministër kukull.

EMISIONET