Përplasjet në kampin blu, Hoxha: Basha ka mallkuar veten, e çoi PD-në nga humbja në humbje

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, tha se Lulzim Bashës nuk i duhet karrigia, pasi ai e çoi opozitën nga humbja në humbje.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Hoxha tha se Basha ka zëvendësuar anëtarët e PD me trupat special të ndërhyrjes së shpejt.

Lisandër Hoxha: Për çfarë i duhet karrigia Lulzim Bashës, kur e çoi partinë nga humbja në humbje Nuk ka një bilanc fitorje. Ka zëvendësuar anëtarët me trupa special të ndërhyrjes së shpejt . Kjo është një situatë shumë absurd, e cila duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet.

Hoxha thotë se lëvizja e Berishës ishte gjëja më e mirë që i ndodhi opozitës, ndërsa shtoi se pas Bashës qëndron Edi Rama.

Lisandër Hoxha: Lëvizja e Berishës  ishte gjëja më e mirë që I ndodhi opozitës, sepse kishim rënë gjumin letargjik që  prodhonte Basha me kamomilin e tij dhe kishim 8 vite që nuk kishim energji të siqerta. Bashës t’I vijnë 600 mijë votues te dera thotë nuk janë.

Pas Bashës qëndron Rama. Ne i provokuam më 8 janar, na u hodh gaz dhe karrige. Ne nuk shkuam të vrisnim njeri atij. Dyert duhet të hiqeshin. Kishte një urrejtje të jashtëzakonshme, sepse i cenuam ministrin e opozitës.

Ndër të tjera ai tha se Basha është i vetmuar dhe sipas Hoxhës ai ka mallkuar veten.

Lisandër Hoxha: Nuk është problem as godina, as vula nuk të bëjnë kryetar. Në një parti politike kryetar të bëjnë njerëzit. Basha është i vetmuar aty. Basha ka mallkuar veten. Kur zgjohet në mëngjes dhe deri në darkë ecën me 30 badigard sepse e di që ka bërë faj ndaj demokratëve. Ata që e ndoqën për ta bërë Kryeministër i priti në shtëpinë  e tyre me hunj, me karrige, me gaz brenda selisë,  me fikse zjarri. Ajo është një seli që është marrë peng nga Basha bashkë me Gazment Bardhin. Ne nuk do ta lejojmë Ramën të marrë peng opozitën.  

Përgatiti Anila Kolgjini. 

EMISIONET