Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Adams: Mirënjohje për punën e palodhur, FMN do të jetë mbështetja juaj

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Adams: Mirënjohje

Presidentja e Federatës së Infermierëve, Elizabeth Adams, në ditën ndërkombëtare të infermirëve shprehet se viti i kaluar ishte një vit shumë i vështirë dhe sfidues për bluzat e bardha.

Në ceremoninë që po mbahet në amfiteatrin e Tiranës, Adams, ka falënderuar infermierët për punën e palodhur teksa shprehet se FMN do të jetë në mbështetje të tyre.

"Ka pasur shumë sfida në vitin e kaluar, dëshirojmë të shprehim mirënjohje për punën e palodhshme dhe heroike që kanë bërë infermierët dhe infermieret duke treguar kujdes të palodhshëm për pacientët me Covid-19.  Ka qenë një detyrë shumë e vështirë shumë sfidues dhe me kosto të lartë. Kemi kuptuar se gjatë kësaj periudhe në disa vende kujdesi shëndetësor ka qenë I brishtë dhe ne jemi të angazhuar që të punojmë me ju për të mbështetur infermierët e në botë.  Do të doja të ju falenderoja për punën e palodhshme që keni bërë ndaj pandemisë. Doja të ju uroja për  punën që keni bërë. Jemi plotësisht të angazhuar që të ju mbështesim në punën  tuaj dhe në çështje të tjera si kushtet e punës, në mënyë që puna juaj të jetë më e thjeshtë."- tha ajo. 

EMISIONET