Kraki: Rama duhet ta kuptojë se dyert me Evropën i ka të mbyllura

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, lektori Nezir Kraki, ka komentuar takimin e krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë në Forumin Ekonomik në Shkup.

Ai është shprehur se Kryeministri Edi Rama e ka kuptuar që dyert me Evropën I ka të mbyllura, pasi në dy mandatet e para Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap drejt Integrimit Evropian. Ai shton se Shqipëria nuk duhet të festojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, sipas tij vendi ynë nuk fiton asgjë.

"Kjo lloj aminstie qe qeveria shqiptare, që nuk besoj se që shqiptarët atje janë dakord me këtë lloj amnstie, me faljen e Serbisë me gjithë ato që ka bërë. Nuk duhet të harrohet historia. Ballkani i hapur i Edi Ramës, i Zaevit dhe i Vuçiç është baraz me Evropën e mbyllur, dhe Edi Rama tashmë e ka kuptuar që dyert e Evropës i ka të mbylluara. Dhe asnjë hap në dy mandatet e fundit nuk e ka bërë Shqipëria në drejtim të Integrimit Evropia. Dhe tani del si magjistar me iniciativa Ballkani i Hapur, sikur Shqipëria u bë anëtare e G20. Është totalisht absurditet që Shqipëria apo Edi Rama të festojnë për këtë iniciativë nga e cila Shqipëria nuk fiton asgjë. "

EMISIONET