“Qielli dhe toka të bashkohen nuk e fal gjakun e babës”/ E bija e Selim Velsulës që u vr* nga kushëriri: Erdhi nga Tirana i përgatitur! O në burg përjetë, ose ne...

“Qielli dhe toka të bashkohen nuk e fal gjakun e babës”/ E

Vajza e Selim Velsulës, i cili u masakrua me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit.

Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, ajo ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm, ose ndryshe ajo do t’i “marrë punët në duart e saj”.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.

Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund.

Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës ka treguar edhe momentin kur mori vesh lajmin.

“Kishte ikur në mëngjes të çonte bagëtitë, u kthye hëngri bukë dhe mori kalin të ikte për dru. Më erdhi një djalë më tha kanë vrarë Selimin. I thash jo sepse ai është me lopë, kush e vrau aty në mes të livadhit. Nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha ai.

EMISIONET